@rasimbaba001
Pas lajmeve që qarkulluan sot se TikTokeri i njohur Rasim Avdyli, i njohur nga ndjekësit si “King Rasimi”, ishte sulmuar fizikisht mbrëmë dhe kishte pësuar lëndime të rënda, përfshirë edhe humbjen e disa dhëmbëve, vetë Rasimi ka reaguar përmes një videoje.
Fillimisht u raportua se sulmi mund të kishte ndodhur si pasojë e ofendimeve që ai shpesh bën gjatë transmetimeve të tij “Live” në TikTok. Por në reagimin e tij, Rasimi iu drejtua autorëve të sulmit duke i quajtur “besprema” dhe mohoi zërat se i ishin thyer dhëmbët, madje i tregoi në kamera për të dëshmuar të kundërtën.
Në vijim, ai zbuloi disa detaje të reja, duke thënë se e di kush janë dy personat që e sulmuan dhe se ata nuk janë shqiptarë.
“King Rasimi” u shpreh i vendosur se nuk do të dorëzohet përballë asaj që ndodhi:
“Mua nuk mund të më shkatërrojnë dhe nuk i frikësohem askujt!”
Megjithatë, sa i përket motivit të saktë të sulmit, Rasimi pranoi se nuk e di “çfarë ka ndodhur saktësisht”, duke lënë të hapur pyetjen për arsyet e vërteta të ngjarjes.