Skip to content

Ndodhi Perseri!! Rrihet Tiktokeri i njohur Rasim Avdyli, futet live i gjakosur

Rasim Avdyli shfaqet live pas sulmit – ndjekësit alarmohen nga gjendja e tij

Burime nga rrjetet sociale tregojnë se Rasim Avdyli është shfaqur disa orë pas sulmit në një transmetim “live” në TikTok, ku është përpjekur të flasë, por zëri i tij dëgjohej me vështirësi. Në pamje, në fytyrën e tij duken qartë shenja të forta dhune, ndërsa buzët dhe dhëmbët duken të dëmtuar rëndë aq sa shumë ndjekës dyshojnë se disa prej tyre mund t’i jenë shkulur.

Një tjetër përdorues i TikTok-ut ka ndarë versionin e tij të ngjarjes, duke pretenduar se Rasimi është rrahur nga disa shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Sipas tij, konflikti ka nisur pas fyerjeve dhe sharjeve që Avdyli u kishte drejtuar familjeve të tyre në rrjete sociale. Ai madje shton se sulmuesit e kanë dhunuar rëndë, i kanë dëmtuar dhëmbët dhe më pas e kanë dërguar drejt Maqedonisë, ku dyshohet se ndodhet aktualisht.

Videoja që po qarkullon në rrjet

Në videon “live” të shpërndarë nga vetë Rasimi, ai duket i lodhur, i tronditur dhe me vështirësi të dukshme në të folur. Pamjet kanë shqetësuar ndjekësit, të cilët kanë reaguar me komente të forta si:
“Rasim, çfarë të kanë bërë kështu?”
“Dikush duhet të ndërhyjë, kjo po shkon shumë larg!”
“Mos provoko më njeri, se po rrezikon jetën tënde.”

Ngjarja ka hapur sërish debat mbi mënyrën si konfliktet virtuale mund të përshkallëzohen në dhunë fizike, sidomos brenda komuniteteve shqiptare në Evropë.

🔻 Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga policia gjermane apo autoritetet në Maqedoninë e Veriut.

Published inUncategorized