
Pas humbjes së rëndë të vëllait, Eldion Kelmendi një person shumë i afërt me fituesin e “Big Brother VIP Albania”, Gjestin ka folur për herë të parë mbi gjendjen e tij emocionale dhe shëndetësore.
Në një intervistë me Shpend Lipën, DJ i njohur dhe miku i ngushtë i Gjestit, Gimbo, tregoi se kjo tragjedi ka qenë një “goditje e madhe” për të gjithë, duke shprehur ngushëllimet për familjen Kelmendi.
“Ne jemi dyshja që gjithmonë kemi besuar se mund të arrijmë më lart. Ishte një goditje e fortë për të gjithë ne,” tha ai.
I pyetur për gjendjen aktuale të Gjestit, Gimbo shtoi:
“Momentalisht është mirë, po qëndron me familjen. Po përpiqet të gjejë qetësi dhe forcë.”
Kjo është hera e parë që dikush pranë Gjestit flet pas tragjedisë që tronditi publikun. Fituesi i “BBVA 4” ka zgjedhur të mbetet larg mediave dhe rrjeteve sociale, duke u fokusuar tek familja në këto momente të vështira. Ndërkohë, fansat kanë mbushur rrjetet sociale me mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje për këngëtarin, duke shpresuar ta shohin sërish në skenë më të fortë se kurrë.