Skip to content

“Më prekën aty ku dhemb më shumë”: Luizi tregon si iu përdorën familja dhe Kiara në Big Brother

Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të mbetet një nga figurat më të komentuar të showbiz-it shqiptar dhe emri i tij lidhet ende fort me fenomenin e “Big Brother Albania Vip 2”. Së fundmi, ai ka publikuar një video në Instastory, ku për herë të parë ka folur hapur dhe pa filtra për atë që ka përjetuar gjatë spektaklit.

Luizi përmendi padrejtësitë dhe sulmet që thotë se i janë bërë, madje edhe përdorimin e familjes së tij dhe Kiarës, pa treguar konkretisht se nga kush. Megjithatë, mes atyre situatave, ai u ndal te mirënjohja: për Kiarën, për mbështetjen e publikut dhe për familjen që ka ndërtuar.

Më kujtohen të gjitha padrejtësitë, sulmet, mënyra sesi u përdor familja ime, dhe Kiara po ashtu, vetëm për të më rrëzuar. Dhe ja dola. Ja dola falë jush, dhe për këtë do t’ju jem mirënjohës gjithë jetën,” shprehet ai.

Megjithatë, për të, fitorja më e madhe nuk ishte çmimi i reality show-t.

Unë çmimin e madh e kam fituar në momentin që Kiara më ka thënë ‘PO’. Sot i jam mirënjohës sepse më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme, më ka dhënë familje, më ka bërë kryefamiljar dhe njeriun më të lumtur në botë. Kështu që, faleminderit Kiara Tito,” përfundoi ai.

Sot, me lindjen e vajzës së tyre Luna Mari, më 30 prill, Luizi thotë se ka gjetur arsyen më të bukur për të mos u ndalur kurrë.

Published inUncategorized