Skip to content

Emigrante në Itali me tre fëmijë, Kristiola mbërriti një ditë më parë në vendlindje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të atit, por mësoi një tjetër version për ngjarjen, i ndryshëm nga ai që i tregoi motra e vogël, Emanilda.

Me një qetësi që mund të justifikohet vetëm nga tronditja e madhe, Kristiola Rama tregon se si e motra e telefonoi mbrëmjen e së martës për t’i thënë se i ati kishte ndërruar jetë. Në një moment ajo thotë se dëgjoi zërin e të atit, por e ëma e siguroi se ai kishte vdekur teksa lante trupin e të ndjerit.

“Nga ora 8:00, më ka marrë motra në telefon që babi kishte rënë në banjo dhe fik telefonin. E marr pas pesë minutash dhe më thotë mami: ik se po merremi me babin. Si duket po e vishnin apo e lanin. Fillova pastaj të merrja kunatën time, sepse i rashë mamit prapë, por nuk ma hapte telefonin. Kur u lidha me mamin, dëgjova një si zë kështu…i thashë: mami, babi është gjallë? Jo më tha, ka vdekur. Kaq ishte…

Unë jetoj në Itali…Me mua kanë qenë shumë mirë. Kam folur me prindërit dhe motrën, flisja përditë. Flisja edhe babin, ishte çdo gjë në rregull. Me motrën të dyja kemi bërë 9-vjeçaren. Punonin edhe motra, edhe mami, edhe babi. Nuk di të ketë pasur të dashur motra” – u shpreh vajza e madhe e familjes Rama, Kristiola.

Published inUncategorized