Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht 2022, brenda agjencisë së udhëtimeve “Nour Tours” në Tiranë, ku autori hyri i armatosur dhe qëlloi për vdekje dy viktimat, shkruan A2 CNN.
Gjatë hetimeve, është provuar se Muskurti kreu aktin makabër për shkak të konflikteve të vazhdueshme me vëllain. Në deklarimet para hetuesve, ai ka pohuar se prej kohësh kishte probleme me të ndjerin, të cilin e akuzonte për shantazh dhe presion ndaj tij dhe prindërve të tyre.
Konfliktet mes vëllezërve kishin degjeneruar në përplasje të shpeshta, madje ishin trajtuar edhe nga gjykata, por pa zgjidhje, çka çoi në krimin e dyfishtë që tronditi opinionin publik. (A2 Televizion)