Dy adoleshentë ishin duke u larë, kur papritur i ka marrë rrjedha dhe njëri prej tyre është mbytur. Ndërsa adoleshenti tjetër është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Të pranishëm në operacionin e kërkimit të trupit, kanë qenë familjarë dhe banorë të zonës.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot në orën 15:00, në lagunën e Patokut, ku sipas policisë, 2 adoleshentët ishin duke u larë kur njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër u gjet i pajetë.