Skip to content

Shumë herë këto ngjarje zbulohen pasi viktimat largohen nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson për një rast i tillë është denoncuar së fundmi në Policinë e Kosovës, ku një vajzë 16-vjeçare ka raportuar se ishte dhunuar para rreth 7 muajsh nga një person i panjohur.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një lokalitet të komunës së Gjakovës, ndërsa viktima është paraqitur vetë në stacionin policor dhe ka dhënë deklaratë zyrtare, duke rrëfyer ngjarjen e rëndë që kishte përjetuar.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se e mitura nuk e njeh personin që e kishte dhunuar, çka e bën edhe më të ndërlikuar hetimin. Aktualisht, Policia është duke ndërmarrë veprime hetimore, në koordinim me Prokurorinë Themelore, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit.

Rasti po trajtohet me prioritet të lartë dhe nën kujdes të veçantë për ndjeshmërinë që paraqet, ndërkohë që autoritetet kanë paralajmëruar se do të ketë informacione shtesë pas avancimit të hetimeve

Published inUncategorized