Por për avokatit Spartak Ngjela, sjellja e avokatit është jo profesioniste.
Në një intervistë për një emision televiziv, avokati Ngjela tha se avokatët kërkojnë të fitojnë me procedurë përmes këtyre manovrave. Por sjellja e avokatëve, sipas Ngjelës, tregon që Sali Berisha është fajtor.
Dosja “Partizani” ndaj z.Berisha, ndaj dhëndrit të tij, përsëri shtyrje në gjykatë. Çfarë do të thotë kjo? U bë e disata herë që shtyhet seanca.
Spartak Ngjela: E shtynë avokatët, nuk janë profesionistë. Duan të fitojnë me procedurë. Mendjelehtë. SPAK-un do gënjejnë ata? E kuptoni që SPAK-un nuk e drejtojmë ne? Kot lodhen, procedurë që nuk arrihet. Vjen një moment i caktuar që ata nuk pyesin më as avokat asgjë, ka ndodhur, ju e dini. Kot më futët në këtë problem se janë injorantë, nuk kanë mbrojtje. Çfarë provojnë me këtë? Që Saliu është i fajshëm. Janë budallenj. Kur çështja trajtohet kështu, i pandehuri është i fajshëm dhe s’ka asnjë shpresë të fitojë pafajësinë e tij. Kurse avokatët janë për të fituar pafajësinë, do mbrojtje. Në qoftë se s’ke mbrojtje, dorëzohu. E çfarë fiton me këtë? Nuk e lejojnë ata që të shkojë çështja në Kalendat Greke dhe të lirohet i pandehuri. Non sens, mbrojtje shumë e dobët, dilitante.
Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë të akuzuar nga SPAK për aferën “Partizani”. Berisha do të gjykohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, ndërsa Malltezi për korrupsion dhe pastrim parash.