Operacioni u zhvillua nga Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, i cili autorizonte kontrollin e disa banesave në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024.
Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve:
-B. Ç., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë;
-D. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.