Sipas raportimeve nga A2 CNN, palët kanë shkëmbyer sulme të rënda ajrore, duke lënë pas viktima, të plagosur dhe dëme të shumta materiale.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në Telegram, ka njoftuar për intensitetin e sulmeve.
“Mbrëmë, ushtarët tanë nga disa njësi zmbrapsën një tjetër sulm rus. Më shumë se 300 dronë sulmues dhe mbi 30 raketa të llojeve të ndryshme u përdorën kundër qyteteve tona”, – shkroi ai, duke shtuar se 10 rajone janë goditur nga këto sulme.
Nga ana tjetër, Rusia pretendon se armët kundërajrore rrëzuan 71 dronë ukrainas që synonin nëntë rajone ruse.
Të dyja palët pretendojnë se kanë zmbrapsur sulmet kundërshtare, ndërsa për momentin nuk ka shifra zyrtare për viktimat e mundshme nga të dyja anët.