Skip to content

“Fëmijët nuk duhet të jetojnë kurrë me frikë kur luajnë jashtë ose kur shkojnë për në shkollë”, tha Princi Harry, në lidhje me kërcënimin e vazhdueshëm që minat tokësore paraqesin për civilët.

Princi Harry ishte në Angolë duke mbështetur punën e “Halo Trust”, organizatës bamirëse që Princesha Diana kishte mbështetur gjatë vizitës së saj në vendin e Afrikës Qendrore në vitin 1997.

Imazhi i princeshës duke ecur nëpër një fushë me mina, e veshur me veshje mbrojtëse, gjatë një armëpushimi në luftën civile të gjatë të vendit, kishte tërhequr vëmendjen globale ndaj rrezikut që paraqesin minat e lëna pas përfundimit të konflikteve.

Princi Harry vizitoi një fshat pranë një fushe me mina dhe u takua me fëmijë që po mësoheshin se si të shmangnin eksplozivët. Halo Trust ka pastruar 120,000 mina në Angolë, të mbetura nga vitet e luftës civile.

Rreth 60,000 njerëz janë vrarë ose plagosur nga minat tokësore në Angolë që nga viti 2008 dhe rreth një mijë fusha të minuara ende nuk janë pastruar.

“Mbetjet e luftës vazhdojnë të kërcënojnë jetë çdo ditë”, tha Princi Harry.

Këtë javë, Princi Harry u takua me presidentin e Angolës, Joao Lourenco, duke mirëpritur mbështetjen e ripërtërirë të qeverisë për punën e organizatës bamirëse.

Në janar të vitit 1997, Princesha Diana u fotografua në Angola në një moment që simbolizoi përpjekjet për të ndaluar dëmin e shkaktuar ndaj civilëve nga minat tokësore.

Kjo shkaktoi polemika, asi princeshën e kritikuan disa politikanë për pikëpamjet e saj. Por fusha e minuar ku ajo eci në vitin 1997 është pastruar dhe vendi tani është një komunitet i lulëzuar, me fëmijë vendas që ndjekin Shkollën Princesha Diana.

Published inUncategorized