Lajmin e bën të ditur televizioni Al Jazeera, duke cituar burime mjekësore në territorin palestinez. Sipas këtyre burimeve, 10 nga viktimat ndodheshin në radhë për të marrë ndihma humanitare kur u goditën.
Autoritetet shëndetësore në Gaza, që kontrollohen nga lëvizja islamiste Hamas, publikojnë të dhëna për viktimat pa dalluar midis civilëve dhe luftëtarëve, dhe këto bilance nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Përshkallëzimi i dhunës vjen ndërsa situata humanitare në Gaza mbetet kritike, me mungesë të theksuar të ushqimit, ilaçeve dhe ndihmave bazë për popullsinë civile./tvklan.al