Çmimet globale të naftës ranë ndjeshëm pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një armëpushim të kushtëzuar dyjavor.
Çmimi i naftës Brent ra me 5.8%, duke arritur në 103.42 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i naftës që tregtohet në bursën amerikane ra me pothuajse 8.5%, në 103.25 dollarë, raportoi BBC.
Çmimet e aksioneve amerikane u rritën pasi Trump bëri të ditur se kishte rënë dakord për një armëpushim dyjavor me Iranin, raportoi CNN.
Kontratat futures të indeksit Dow u rritën me 1.53%, ato të S&P 500 me 1.58%, ndërsa kontratat futures të Nasdaq u rritën me 1.68% në tregtimin pas mbylljes së bursës.(INA)

Be First to Comment