Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar në modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Ushtrisë së Kosovës gjatë katër viteve të ardhshme, me investime që arrijnë mbi 1 miliard euro.
Ky fond do të përdoret për avancimin e kapaciteteve luftarake, ndërtimin e infrastrukturës mbrojtëse dhe zhvillimin e industrisë lokale.
Maqedonci ka theksuar rëndësinë e panairit BEDEX 2026 në Bruksel, ku Kosova ka mundësi të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë dhe të forcojë lidhjet në fushën e mbrojtjes.

Be First to Comment