Lala tha se ky nuk është një fenomen i ri, por ka ndodhur edhe në të shkuarën, që vajzat të njohura hyjnë e dalin nga ambjentet e burgjeve.
“Tani, por vajzat e showbizz që hyjnë në burgje. Në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë, një nga vajzat që dilte më së shumti në ekran, shkonte çdo javë dhe takonte një prej bosëve të krimit. Shkoi puna deri aty sa burgu ndërtoi palestër brenda, që ata të kishin kushte të nevojshme, i dënuari dhe partnerja, shkonte dhe qëndronte atje. Ke dhjetëra raste, të vajzave që përmes kontratave fiktive, që konsiderohen si bashkëjetuese të bosëve të krimit.
Nuk është punë polici, por çështje sistemi. Ka vajza që vijnë edhe nga jashtë, pretendojnë që janë bashkëjetuese dhe hyjnë e takohen. Kjo nuk është gjë e re.
Kjo histori bëri shumë zhurmë, sepse në një nga kontrollet në sektorin ku ndodhet Laert Haxhiu, u gjetën tre telefonë, të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në atë kohë, SPAK, duke qenë se Laert Haxhiu akuzohej se kishte në shënjestër dhe dy prokurore, atëherë prokurorët e morën telefonin për ta zbërthyer dhe për të kuptuar a kishte të dhëna për aktivitet kriminal. Aty u zbuluan këto vajzat e modelingut, ekranit”, tha Lala.