Skip to content

Irani ka 48 orë ultimatum, pastaj do ta shoh “xhehnemin”. Ja çfarë paralajmëron Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një kërcënim të ri ndaj Irani në platformën Truth Social, duke theksuar se Teherani ka edhe 48 orë para se “të shpërthejë ferri”.

“E mbani mend kur i dhamë Iranit dhjetë ditë për të arritur një marrëveshje ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit? Koha po mbaron – edhe 48 orë para se ferri të derdhet mbi ta. Falënderuar qoftë Zoti!”, shkroi Trump.

Seri ultimatumesh

Ditët e fundit, Trump ka vendosur disa herë afate publike për Iranin, duke kërcënuar me përshkallëzim nëse nuk hapet Ngushtica e Hormuzit dhe nuk arrihet një marrëveshje më e gjerë. Më herët ai kishte dhënë një afat prej dhjetë ditësh, duke paralajmëruar edhe sulme ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit.

Në disa raste, ai ka theksuar se SHBA mund të intensifikojë operacionet ushtarake nëse Irani nuk tërhiqet, përfshirë edhe goditje ndaj objektivave kryesore ekonomike.

Luftë pa fund të qartë

Në një adresim të fundit, Trump deklaroi se lufta mund të përfundojë brenda dy deri në tre javësh, por pa dhënë detaje konkrete se si mund të arrihet kjo.

Analistët paralajmërojnë se ndryshimet e shpeshta të afateve dhe kërcënimet po rrisin pasigurinë në terren, ndërsa konflikti po hyn në javën e gjashtë pa një zgjidhje të qartë politike.

Published inAktuale

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *