Skip to content

Fillimisht, familja festoi lajmin e dhjetëfoshnjave, por pak orë më vonë, mjekët nisën të dyshojnë për një prej “bebushëve”. Ai nuk kishte asnjë nga shenjat e jetës – as frymëmarrje, as rrahje zemre. Një kontroll i thelluar me skaner tregoi të vërtetën e frikshme: ajo që dukej si fëmijë, ishte në fakt një tumor i rrallë!

Sipas mjekëve, bëhej fjalë për një teratomë, një formë e rrallë tumori që zhvillohet me indet embrionale dhe nganjëherë përmban flokë, dhëmbë, madje edhe fragmente kockash – çka e bëri të ngatërrohej me një foshnjë të vërtetë.

Ngjarja ka hapur shumë diskutime në botën mjekësore, pasi raste të tilla janë jashtëzakonisht të rralla, veçanërisht gjatë një lindjeje të shumëfishtë. Nëna, megjithëse e tronditur nga lajmi, shprehet falënderuese që 9 fëmijët e saj të tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Rasti u dokumentua nga spitali si një anomali mjekësore dhe mund të përdoret në të ardhmen për studime shkencore mbi zhvillimin embrional dhe tumoret gjatë shtatzënisë.

Published inUncategorized