Një episod rrënqethës është ndarë në emisionin “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” në TV Klan, ku një nënë 76-vjeçare, Vergjinushja, ka rrëfyer para publikut dhe moderatorit Ardit Gjebrea një histori të rëndë abuzimi, dhune dhe kërcënimesh që ka përjetuar për më shumë se dy dekada nga djali i madh, Luani, dhe nusja e tij.
E shoqëruar në studio nga djali i saj i vogël, Alberti, Vergjinushja tregoi se për 22 vite me radhë është dhunuar psikologjikisht dhe verbalish nga djali dhe nusja, ndërsa djali tjetër, Luani, ka shkuar aq larg sa ta kërcënojë nënën e tij me helmim. Ajo rrëfeu se i biri i kishte telefonuar për t’i thënë se i kishte lënë helm për minj në trarët e shtëpisë, me qëllim që ajo ta konsumonte dhe të mos e gjente të gjallë kur të kthehej.