Disa moderatore të njohura i kanë nisur me vullnetin e tyre dhe në mirëbesim trafikantit biznesmen video, ku shfaqen të zhveshura duke treguar hiret e tyre.
Në raste të tjera, trafikanti i ka filmuar në intimitet, me ose pa dijeninë e tyre, kjo mbetet e paqartë. Materialet janë ruajtur nga personazhi në fjalë, i cili i ka ndarë me miq të tij të ngushtë. Këta të fundit i kanë ndarë me miq të tjerë.
Videot e disa moderatoreve të ekraneve, ish miseve dhe disa modeleve qarkullojnë tashmë në një rreth të ngushtë, ku përfshihen edhe disa gazetarë, ndërsa këto vajza të ashtuquajtura VIP vijojnë të shesin moral nëpër studio televizive, instagram dhe platforma të tjera.