Pas arrestimit të Ardit Keros, ish-bashkëshortit të moderatores së njohur Arbana Osmani, në kuadër të një mega-operacioni kundër evazionit fiskal dhe pastrimit të parave, sytë e publikut dhe medias u drejtuan automatikisht nga ajo. Megjithatë, Arbana ka zgjedhur të mos japë asnjë reagim të drejtpërdrejtë, duke ruajtur qetësinë dhe distancën nga një çështje që nuk e përfshin më personalisht prej vitesh.