Skip to content

Tronditje në futbollin botëror / Vdes shoku i Cristiano Ronaldos te Portugalia – sulmuesi i njohur humb jetën në një aksident tragjik

 

Një tragjedi e rëndë ka goditur kombëtaren e Portugalisë dhe botën e futbollit: Diogo Jota, sulmuesi i Liverpool-it dhe bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos në kombëtare, ka humbur jetën në një aksident rrugor në provincën e Zamorës, në Spanjë.

Jota, vetëm 28 vjeç, po udhëtonte bashkë me vëllain e tij André, 26 vjeç, gjithashtu futbollist profesionist, kur makina e tyre doli nga rruga në kilometrin 65 të autostradës A-52, pranë komunës Palacios de Sanabria, duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm që rezultoi fatal.

👥 Tifozët në zi, Portugalia në tronditje, dhe rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi për humbjen e një prej yjeve më të dashur të brezit të ri.

Cristiano Ronaldo ende nuk ka reaguar publikisht, por bashkëlojtarët e tij në kombëtare janë të shokuar.

🖤 1996 – 2025

Një yll që u fik shumë shpejt.

Diogo Jota, faleminderit për emocionet.

Published inUncategorized