Skip to content

 

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse kishte ardhur si luftëtar i huaj në Ukrainë ai u përgjigj se: “Nuk jemi ushtarak dhe nuk isha gjendur këtu më parë. rusët sulmuan me 30 bomba. Të gjithë jemi të frikësuar, të stresuar. Kam qenë duke fjetur madje kam një foto kur shpërtheu bomba e parë. Nuk dinim ku të shkonim ishte e frikshme” tha Jetmiri.

Një ditë më parë Rusia goditi baza ushtarake ukrainase pak kilometra larg Polonisë, një vend kyç për dërgimin e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën.

Zgjerimi i sulmeve të Rusisë ndaj objektivave të reja në Ukrainë pranë kufirit polak pasqyron zhgënjimin e saj në rritje lidhur me ritmet e sulmit, tha të dielën këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan.

Published inUncategorized