Skip to content

 

Autoritetet paralajmëruan menjëherë për “ndërprerje të mundshme të mëdha të paktën deri sot”, ndërsa devijimet e avionëve ishin në proces. Mbi 300 fluturime u përfshinë. Më vonë, Enavi njoftoi se trafiku ajror në veriperëndim “po kthehet gradualisht në normalitet” dhe se problemi u zgjidh.

Nisjet dhe uljet u bllokuan për rreth dy orë. Fluturimet e pezulluara, rifilluan, por pas këtij rifillimi të parë të orës 22:15, u pezulluan sërish ngritjet dhe uljet në aeroportet e Milanos, Bergamos, Xhenovas e Torinos. Paqëndrueshmëria e rrjetit të transmetimit të të dhënave, në qendrën e radarit milanez të Enav imponoi ndalesë të re të fluturimeve.

Enav specifikoi se në Qendrën e Kontrollit të Zonës në Milano pati një ngadalësim në sistemin e transmetimit të të dhënave. Për të siguruar standardet më të larta të sigurisë operative, u vendos që të pezulloheshin përkohësisht nisjet dhe mbërritjet në aeroportet e përfshira.

“Teknikët po punojnë për të rivendosur funksionimin e plotë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kur ndodh një dështim ose mosfunksionim brenda sistemit kryesor operativ të dhomës së radarit që menaxhon veriperëndimin e Italisë, sistemi dytësor ndërrohet automatikisht. Ka një kufizim aktiviteti se sipas rregulloreve europiane, sistemi dytësor, nuk mund të garantojë 100% të veprimeve, vetëm një maksimum prej 35%.”

Shqetësimet dhe pasojat në fluturime ndikuan në një periudhë më të gjatë kohore. Për ato që ende nuk ishin nisur, u vendos të qëndronin në tokë. Menaxhimi i atyre për në Itali rezultoi më problematik.

“Një i tillë nga Tirana për në Orio al Serio u ul në Bolonjë, ndërsa një avion që nisej nga Hamburgu i Gjermanisë, në vend që të ulej në Itali, u ndal në Memmingen, rreth 100 kilometra larg Mynihut, po në shtetin gjerman.”

Autoritetet përgjegjëse thonë se të tilla situata kaotike kërkojnë pak kohë për rikthimin e plotë në normalitet.

Published inUncategorized