Skip to content

29-vjeçari u dërgua spital në gjendje kritike. Për fat të keq ai ndërroi jetë të nesërmen në mëngjes.

 

 

 

 

 

 

Të shtunën, përpara se të njoftohej vdekja e tij, Sherifi i Qarkut Volusia, Mike Chitwood, tha në një postim në Facebook: “Po lutem për këtë të ri dhe gruan e tij. Ata erdhën në plazhet tona për të festuar martesën e tyre. Dhe në një sekondë, gjithçka ndryshoi. Zemra ime është me ta sonte.”

 

 

 

 

 

 

Të hënën, në një deklaratë të re dhe duke ribotuar një raport të lidhur me këtë, Chitwood shtoi: “Ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen tragjike të një të riu që ishte këtu në muajin e mjaltit me gruan e tij. I dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta bashkëshortes së tij në emër të të gjithëve ne në Qarkun Volusia, të cilët shpresonin deri në momentin e fundit se përpjekjet e vazhdueshme të shpëtimtarëve do ta sillnin atë përsëri në jetë”, theksoi sherifi.

Published inUncategorized