Shërbimet e Policisë lokalizuan motomjetin pa targa ku drejtuesi i tij tentoi të largohej, por u neutralizua me profesionalizëm nga efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në motomjet, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, me fishek në fole gati për qitje, një sasi municioni luftarak dhe motomjeti pa targa me të cilin lëvizte shtetasi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Leka, 39 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.