Mjekët bëjnë me dije se ekspozimi në diell në temperaturat ekstreme çon në rrezik të përsëritjeve të aksidenteve cerebrale, paralizave faciale apo shton atakun e migrenës.
Shef i shërbimit Neurologjik Elbasan: Sëmundjet neurologjike duhet të prisnim një rënie në periudhën e verës, por për shkak të nxehtësisë në këtë kohë kemi një rritje të lehtë. Në të sëmurët neurologjikë do të ndalesha tek pacientët që kanë kaluar incidente vaskulare cerebrale ishemike, të shmangin oraret 11:00-17:00 dhe të mbajnë kapelle. Të sëmurët që kanë kaluar paralizat faciale.
Por gjithashtu në këtë periudhë mjekët kanë vënë re rëndim të situatës tek të sëmurët parkinsonikë apo të demëncave të ndryshme. Në të tilla raste thirrja u drejtohet familjarëve.
Shef i shërbimit Neurologjik Elbasan: Ajo që duhet të tërheq vëmendjen në të sëmurë të tillë është familjarët e tyre të telefonojnë pak më shpesh për të parë gjendjen pasi na ndodh që të pësojnë incidente cerebrale e gjendja të rëndohet situata neurologjike që ka.
Nga ana tjetër edhe njësitë vendore kanë rolin e tyre përballë kësaj situate.
Shef i shërbimit Neurologjik Elbasan: I domosdoshëm për të gjithë njerëzit. Do të këshilloja të gjitha bashkitë, të gjithë qendrat administrative, të kenë një pikë ku uji të jetë falas. Uji të jetë i rrjedhshëm dhe njerëzit të kenë mundësi të freskohen.
Përveç këshillave të zakonshme për hidratim dhe ushqim të shëndetshëm, mjekët këshillojnë kompanitë, punonjësit e të cilave ekspozohen në diell, të marrin masa për evitimin e pikut të temperaturave dhe zhvendosjen e aktivitetit në orët e pasdites.