Sipas burimeve, ndërprerja është shkaktuar nga një avari në rrjet, por ende nuk ka një afat zyrtar për rikthimin e energjisë.
Ndërkohë, mungesa e energjisë ka shkaktuar shqetësim te bizneset turistike që operojnë përgjatë vijës bregdetare, të cilat ndodhen në kulmin e sezonit dhe mbështeten tërësisht në energjinë elektrike për ofrimin e shërbimeve.
Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar mbi shkallën e defektit apo kohën e saktë kur pritet zgjidhja e problemit.