Vajza e dytë e familjes, Emanilda Rama mbyti me tel, mbrëmjen e 23 korrikut rreth orës 23:00, babain e saj, 56-vjeçarin Anesti Rama.
Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku 26-vjeçarja e ndihmuar edhe nga e ëma tentuan të fshihnin krimin. Pas zbulimit të së vërtetës nga autoritetet, 26-vjeçarja dëshmoi në polici se babain e vrau për shkak se ai nuk i jepte para dhe nuk e lejonte të argëtohej.
Por, sipas fqinjëve kjo deklaratë nuk është e vërtetë, pasi 56-vjeçari nuk dinte shkrim e lexim. Ata shtojnë se paratë që merrte nga puna në fermën blegtorale ku punonte i merrnin e bija dhe gruaja e tij në bankomat.