“Numri i vdekjeje nga uria dhe kequshqyerja po rritet në shkallë alarmante”, ka thënë Munir al-Boursh, kreu i Ministrisë.
“Këta nuk janë thjesht numra – janë thirrje për ndihmë, një lutje njerëzore për botën që të veprojë para se të jetë vonë”, shtoi ai.
Mbi 100 organizata ndërkombëtare humanitare të mërkurën i kanë bërë thirrje Izraelit që ta ndërpresë bllokimin e Gazës.
Izraeli është duke u përballur me presion të shtuar ndërkombëtar për shkak të situatës katastrofike humanitare në territoret palestineze, ku më shumë se 2 milionë njerëz përballen me mungesë të rëndë ushqimi dhe nevojash të tjera bazike pas 21 muajsh të konfliktit.