Skip to content

Në përgjigjen e saj në platformën X, Albanese theksoi se duhen më shumë se fjalë për të ndalur Izraelin në misionin gjenocidal.

“Shumë pak, shumë vonë, zonja presidente von der Leyen. Pasi i dhatë Izraelit 21 muaj të kalojë lirshëm në Gaza, do të duhet më shumë se fjalë për ta ndalur atë nga përfundimi i misionit të tij gjenocidal dhe fushatës së hapur të spastrimit etnik. Dhe edhe më shumë për të rikthyer atë që ka mbetur nga besueshmëria e BE-së”, tha Albanese.

Me këtë deklaratë, Albanese i referohet pasivitetit shumëmujor dhe mungesës së veprimeve konkrete nga Brukseli, duke akuzuar udhëheqësinë e BE-së se kanë mbyllur sytë ndaj vrasjeve masive dhe katastrofës humanitare në Rripin e Gazës, ndërkohë që kanë vazhduar të mbajnë marrëdhënie diplomatike dhe mbështetje ekonomike për Izraelin.

Ursula von der Leyen më herët sot deklaroi se civilët në Gaza nuk duhet të jenë objektivë.

“Civilët nuk mund të jenë objektivë. Kurrë. Pamjet nga Gaza janë të padurueshme. BE përsërit thirrjen e saj për një rrjedhje të lirë, të sigurt dhe të shpejtë të ndihmës humanitare, si dhe për respektim të plotë të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare. Civilët në Gaza kanë vuajtur për shumë gjatë. Kjo duhet të ndalet tani. Izraeli duhet të përmbushë premtimet e tij”, tha von der Leyen.

Ndërsa BE tani po rrit thirrjet për një armëpushim dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare, shumë vëzhgues dhe zyrtarë, përfshirë vetë përfaqësues të OKB-së, theksojnë se reagimi i Evropës ka ardhur shumë vonë dhe se ndikimi i saj në rrjedhën e luftës është kompromentuar seriozisht nga qëndrimet e deritanishme dhe vendimmarrja e pasigurt politike.

Ndryshe, SHBA-ja, përmes Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se ka sanksionuar Albanese shkaku i përpjekjeve të saja për të nxitur Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) që të nisë hetimet ndaj zyrtarëve dhe kompanive izraelite dhe amerikane të akuzuara për përfshirje në krime në Gaza. /Telegrafi/

Published inUncategorized