Skip to content

Një aksident ka ndodhur sot,rreth orën 15:00. Aksidenti ka ndodhur në Dimal,në zonën e quajtur Parku i qytetit. Shtetasi M.M,i cili ishte duke qarkulluar me një mjet tip Mercedes Benz, është përplasur me mjetin tip Golf,ku udhëtonte shtetasi L.T së bashku me dy fëmjijët e tij.

Si pasojë e përplasjes,dy fëmijët 12 dhe 8 vjeç kanë marr lëndime të lehta dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.Ata kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ndodhen në spital,jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët e policisë kryen kqyrjen e vendit të aksidentit dhe veprimet hetimore në vendngjarje,për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit si dhe kanë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen drejtuesin e mjetit tip Mercedes Benz,shtetasin M.M.

Published inUncategorized