Skip to content

Burimet e Sinjalit brenda hetimit bëjnë me dije se mbrëmë rreth orës 12:00 është raportuar një rast i dhunës familjare në rrugën “KFOR”, ku i dyshuar është N.T., ndërsa viktimë është bashkëshortja e tij.

Në momentin kur patrulla policore ka arritur në vendin e ngjarjes, në shtëpi ka qenë vetëm i dyshuari, i cili është intervistuar fillimisht në cilësinë e dëshmitarit dhe ka pranuar se kishte pasur mosmarrëveshje me gruan.

Më vonë, rreth orës 05:00 të mëngjesit, viktima është gjetur nga policia dhe është shoqëruar në stacion, ku ka deklaruar se gjatë tërë ditës kishte qenë objekt i dhunës psikike nga bashkëshorti. Ajo ka sqaruar se për këtë arsye ishte larguar nga banesa.

Pavarësisht përjetimeve, e njëjta ka theksuar se nuk ndjehet e kërcënuar dhe dëshiron të kthehet në shtëpi.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka dhënë udhëzim që rasti të inicohet si “Dhunë në familje”, ndërsa procedura hetimore është në vijim.

Published inUncategorized