Skip to content

Gjithçka nisi kur ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri publikoi një video në “Instagram”, ku shihet duke mbajtur në dorë një lodër të quajtur “Labubu”.

“Ju kujton dikë?”, ishte pyetja që bëri këngëtarja krahas postimit të saj.

Kjo deklaratë e shkurtër u interpretua menjëherë nga fansat si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Gjestit, duke ngritur dyshime për një përçarje apo tension mes tyre.

Nuk kaloi shumë dhe erdhi reagimi. Motra e Gjestit, Blerina, postoi një video ku shfaqet me një lodër në formë gomari dhe e shoqëron me fjalinë:

“Çka është kjo?”, dhe më pas shton:

“Sa njeriu është si ky”, një koment që u pa nga ndjekësit si një përgjigje e koduar dhe ironike ndaj postimit të Eglit.

Megjithëse askush nuk ka përmendur emra konkretë, postimet kanë mjaftuar për të ndezur diskutimet në rrjet.

Fansat janë përfshirë në analiza të detajuara për të zbuluar kuptimin pas çdo fjale dhe veprimi, duke e kthyer këtë “luftë lodrash” në një betejë virtuale të nënkuptuar.

Në mungesë të një reagimi të qartë nga ana e Eglit apo Gjestit, publiku vazhdon të lexojë mes rreshtash, ndërsa simbolika e lodrave duket se është bërë mjeti i fundit për të shprehur thumba dhe emocione të fshehura. /TAR/

Published inUncategorized