Skip to content

Netanyahu, 75 vjeç, u sëmur gjatë natës dhe u zbulua se vuante nga inflamacion i zorrëve dhe dehidratim, për të cilat po merr lëngje intravenoze, thuhet në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

“Në përputhje me udhëzimet e mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do të menaxhojë punët shtetërore prej andej”, shtoi zyra e tij.

Netanyahu u pajis me një stimulues kardiak në vitin 2023 dhe dhjetorin e kaluar iu hoq prostata pasi u diagnostikua me një infeksion të traktit urinar. /Telegrafi/

Published inUncategorized