“Çdo grua ndihet mirë kur hyn në një lidhje martese me atë që dikur ta jepte familja, pra, të ardhura, shtëpi… Unë mund të kem rreth 10 shoqe beqare, shumë të zonja me shtëpi të tyre, me rroga të tyre, dhe asnjë burrë shqiptar nuk do të donte të kishte një grua të tillë,” – u shpreh gazetarja.
E pyetur se përse ndodh kjo, ajo u përgjigj: “Ata do të donin një grua që të ishte në nivel më të ulët se ata… Pra, për këto gra shumë të emancipuara, ka shumë pak burra të emancipuar.”