Pas përfundimit të ndeshjes, një përplasje verbale mes futbollistëve të të dy skuadrave degjeneroi në kacafytje fizike në mes të fushës. Situata u përshkallëzua edhe më tej kur në sherr u përfshinë edhe anëtarë të stafit dhe tifozë të pranishëm në tribunat e stadiumit.
Futbollistët e Pogradecit u sulmuan fizikisht dhe me objekte nga tifozët vendës, ndërsa stafet përkatëse nuk arritën të shmangnin përshkallëzimin e përplasjes.
Pas disa minutash kaosi, në mes të ofendimeve dhe tensionit, lojtarët e ekipit pogradecar arritën të largohen drejt dhomave të zhveshjes, duke i dhënë fund një episodi që nuk i shërben aspak imazhit të futbollit shqiptar – aq më tepër në një sfidë që duhej të ishte vetëm përgatitore.