Albana ishte diplomuar në vitin 2004 në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në Fakultetin Ekonomik, dega Financë–Kontabilitet. Po atë vit, ajo nisi rrugëtimin e saj akademik si pedagoge pranë të njëjtit fakultet.
Në vitet 2006–2008, përfundoi studimet master në “Kontabilitet” pranë Universitetit të Tiranës, ndërsa më 19 janar 2017, mbrojti me sukses gradën “Doktor i Shkencave”.
Gjatë karrierës së saj, Albana u dallua për pjesëmarrjen në trajnime profesionale, konferenca shkencore si dhe botimin e artikujve të ndryshëm në fushën e kontabilitetit.
Prej tetorit 2017, ajo kontribuoi si eksperte pranë Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve në Shkodër, duke dhënë një kontribut të çmuar në projekte të ndryshme sociale.
Albana do të kujtohet si një pedagoge e përkushtuar, profesioniste dhe njeri me vlera të rralla. ShkodraWeb shpreh ngushëllime familjet, të afërmëve, kolegëve për këtë humbje të rëndë dhe shumë të parakohshme.