Sipas raportimit të gazetares së “Aldo Morning Show”, çifti kishte vendosur të provonte hashash, por jo në mënyrën tradicionale përmes duhanit, por duke e konsumuar në formë vaji me pikatore poshtë gjuhës – një metodë që është gjithnjë e më e përhapur në qarqe të caktuara.
Sipas gazetares, ishte djali ai që i dha fillimisht vajzës substancën, e cila filloi të ndjente efekte të menjëhershme, përfshirë ndryshime në të folur dhe sjellje të çuditshme. Më pas, edhe djali konsumoi të njëjtin produkt. Situata u përkeqësua për të dy dhe ata përfunduan në spital, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihet saktësisht sasia dhe përbërja e substancës së konsumuar, ndërsa ngjarja ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e re të përdorimit të drogave, veçanërisht tek të rinjtë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe origjinën e substancës, ndërkohë që mjekët paralajmërojnë për rrezikun e konsumit të lëndëve narkotike me metoda të tilla, të cilat mund të shkaktojnë efekte të paparashikuara dhe të rrezikshme për shëndetin.