Skip to content

“Ndërsa po shikoj ato 12 pëlqime pas shtatë orëve grimim”, ka shkruar ajo me ironi në përshkrimin e postimit, duke i dhënë një nuancë humori punës së saj të palodhur.

Komentuesit në rrjetet sociale janë mahnitur nga transformimi, duke e vlerësuar atë me komente si: “Puna ia ka vlejtur”, “Shumë mirë e bërë”, “Fantastike, jeni një mrekulli”, “Nuk di as veten ta grimoj, e jo më të bëhem si Modrić. Të lumtë!”.

Marina është e njohur për talentin e saj në transformime në fytyra të personazheve të njohura.

Ajo ka marrë pjesë edhe në spektaklin “Tvoje lice zvuči poznato” (“Fytyra jote më është e njohur”).

Ndër transformimet e saj më të njohura janë ato në futbollistët Dominik Livaković dhe Joško Gvardiol, si dhe në yje të famshëm si Severina, Jennifer Lopez, Julia Roberts dhe Eminem. Marina është shndërruar gjithashtu edhe në këngëtarin Thompson dhe princeshën Diana. /Telegrafi/

Published inUncategorized