Skip to content

 

 

 

 

55-vjeçari Petrit Çakrri ka pranuar se ditën që përkon me rrëmbimin dhe vrasjen e të riut ndodhej në zonën e Burrelit, por ka mohuar të ketë marrë pjesë në krim.

Ai ka rrëfyer se kishte njohje me Kristi Bushgjoka, njëri prej të kërkuarve nga policia si i implikuar në vrasje dhe njohja e tyre ishte bërë që kur ndodheshin në burg.

“Mbajmë ende kontakte dhe me vëllezërit Bushgjokaj u takuam pasi më thanë se në ato zona do të kërkonim për të marrë lëndë narkotike”, tregoi Çakrri para hetuesve.

55-vjeçari rrëfeu më tej se kishin ndryshuar disa automjete, madje pasi vëllezërit kishin hipur në makinën e një djali të ri, i kishin thënë “tani ik largohu”.

Published inUncategorized