Skip to content

Ja çfarë analizash duhet të kryeni para se të ngelni shtatzënë:

Analizat e gjakut për sëmundjet gjenetike

Mund të jeni duke trashëguar ndonjë sëmundje gjenetike pa e ditur.

Prandaj mjekët rekomandojnë shpesh analiza gjaku për sëmundjet gjenetike si fibroza cistike (kur mukusi dëmton organet e trupit), sëmundja Tay-Sachs (një gjendje që shkatërron qelizat nervore në trup) ose qeliza në formë drapri (një gjen i lidhur me sëmundjen e qelizave në formë gjarpri, një grup për çrregullimet e gjakut).

Analizë të glukozës

Pacientet që nuk e menaxhojnë si duhet diabetin janë më të rrezikuara që të lindin një fëmijë me nivele të larta të sheqerit në gjak pas lindjes, si dhe për lindje të parakohshme ose me operacion.

Prandaj, nëse jeni mbipeshë ose mendoni se keni diabet, është shumë e rëndësishme të bëni një analizë të glukozës para se të ngeleni shtatzëni. Një analizë A1C do të ndihmojë për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak për një periudhë 3-mujore dhe nëse ka ndonjë anomali.

Kontroll për funksionin e tiroides

Nëse vuani nga hipotiroidizmi dhe trupi nuk prodhon mjaftueshëm hormone tiroidale që nevojiten për zhvillimin normal të fetusit, atëherë mund të ketë një vonesë në zhvillim të fetusit.

E kundërta, nëse keni antitrupa që mbi-stimulojnë gjëndrën e tiroidet, ato mund të kalojnë në placentë, duke shkaktuar një zhvillim të madh të tiroides tek fetusi. Çrregullimet e tiroides mund të diagnostikohen me një test të thjeshtë të gjakut.

Kontroll për infeksionet seksualisht të transmetueshme

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon gratë që të kryejnë kontroll për klamidian çdo vit – duke qenë se, nëse prekeni nga ky infeksion, mund të shkaktojë dëmtime në tubat fallopianë, duke vështirësuar ngjizjen. Nëse jeni gjithashtu të rrezikuara për HIV-in, hepatitin B ose C, sifilizin etj, do të ishte mirë të bënit analizat e gjakut. Si HIV ashtu edhe hepatiti B dhe C mund të transmetohen tek foshnja, ndërkohë sifilizi mund të shkaktojë anomali.

Kontroll për mjekimet që merrni

Është gjithmonë e nevojshme që të bëni një konsultë paraprake me gjinekologen për t’u siguruar që ilaçet të cilat po përdorni nuk janë të dëmshme për shtatzënisë.

Për shembull, gratë që vuajnë nga epilepsia, tensioni i lartë i gjakut apo depresioni, duhet të konsultohen me gjinekologen për ilaçet që po përdorin – janë disa ilaçe që nuk shkaktojnë efekte anësore, kështu që duhet të siguroheni që po merrni të duhurat.

Published inUncategorized