Skip to content

Presidenti ukrainas tha se pati “një bisedë shumë të mirë” me homologun e tij amerikan.

Ai tha se diskutoi “mjetet dhe zgjidhjet e nevojshme me presidentin për të ofruar mbrojtje më të mirë për njerëzit nga sulmet ruse dhe për të forcuar pozicionet tona”.

Ata “ranë dakord të bisedojnë më shpesh në telefon dhe të koordinojnë hapat e tyre edhe në të ardhmen”, tha Zelenskyy, duke shtuar: “Faleminderit, zotëri President! Faleminderit, Amerikë”.

Në anën tjetër, Trump ka kërcënuar Rusinë se nëse brenda 50 ditëve nuk arrin të ndalë luftën në Ukrainë, atëherë ky vend do të goditet rëndë nga tarifat e reja.

Published inUncategorized