Përfaqësuesi i Bajrakut të Shalës, Zef Sokol Vladaj ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve të larta të vendit për të ndalur aksionin e prishjes së ndërtimeve në zonën e Thethit.
Në një letër publike , ai shkruan se këto ndërhyrje po prekin prona të trashëguara prej shekujsh, duke shkatërruar dinjitetin e banorëve dhe duke dëmtuar imazhin e një prej bukurive natyrore më të rralla të Shqipërisë, në mes të sezonit turistik.
Me një thirrje për dialog, Vladaj i bën apel Kryeministrit dhe drejtuesve lokalë që të reflektojnë mbi pasojat në këtë zonë të ndjeshme.
Ju baj kete thirrje ne cilesine time si perfaqsues i Bajrakut te Shales ku edhe Thethi eshte pjese integrale e saj.
Ka disa dite qe në zonën e Thethit Njesia Administrative Shale po bahet nje aksion per prishjen e ndertimeve pa leje.
Ky aksion po bahet per t’ju shkatrrue pronen ketyre banorve që ka rreth 400 vite qe kane zotrue keto prona.
Keto veprime arbitrare te puonjesve te shtetit tregojne ma se mire menyren çnjerzore dhe urrejtjen qe ka 30 vite qe po tregohet per kete zone.