Skip to content

Ata kanë thënë se problemet që kishin me 23-vjeçarin, i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit. Pasi u morën në pyetje për disa orë, u liruan nga policia.

Ekspertiza paraprake, ka nxjerrë se 23-vjeçari Renis Dobra, ka humbur jetën nga mbytja me litar.

Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Sipas burimeve, në Gjermani, nga ku ishte deportuar pak muaj më herët, ka qenë i përfshirë si shpërndarës i lëndëve narkotike. Këtë aktivitet, dyshohet se po e vijonte së fundmi edhe në qytetin e tij.

Në vendin tonë, 23-vjeçari nuk ka precedentë të theksuar kriminal, por i dyshuar dhe hetuar për vjedhje banesash

Published inUncategorized