Një oficer i Rojës Bregdetare të SHBA-së është shpallur “Hero Kombëtar” pasi arriti të shpëtojë rreth 165 vajza të vogla nga përmbytjet katastrofike që goditën Teksasin gjatë fundjavës së 4 Korrikut.
Scott Ruskan, vetëm 26 vjeç dhe në misionin e tij të parë pas diplomimit në shkollën e shpëtimit në det, mori pjesë në një nga operacionet më dramatike të kohëve të fundit. Ai kishte lënë punën si kontabilist për t’iu bashkuar Rojës Bregdetare, dhe vetëm gjashtë muaj më vonë, u përball me një fatkeqësi të përmasave të mëdha.