Shqiptarja tregon se i dashuri i saj i kishte premtuar se do të martohej me të dhe do të ndërtonin një të ardhme bashkë. Vajza e besoi këtë premtim me gjithë zemër, por tani që ajo ka mbetur shtatzënë, i dashuri i saj duket se është tërhequr dhe nuk flet më për fejesën ose martesën.
E gjendur përballë kësaj situate, ajo i trembet një skeme mashtrimi që mund të ketë kurdisur i dashuri i saj, i cili mund ta ketë përdorur për dokumenta. “Unë kam leje qëndrimi këtu në Gjermani, ai nuk ka. Ndihem shumë e tradhtuar dhe e përdorur,” shkruan vajza.
Në këtë gjendje ajo nuk di se si të veprojë, prandaj kërkon një këshillë të sinqertë nga të gjithë ata që mund t’i sugjerojnë një rrugëdalje nga situata.
Mesazhi i plotë:
“Përshëndetje JOQ, ju lutem anonim. Kam nevojë për mendimin e komunitetit tuaj.
I dashuri im më kishte premtuar që do të martohej me mua, më tha që jam gruaja që ai do në jetë dhe se do të ndërtonim një të ardhme bashkë. E besova me gjithë zemër. Por tani që jam shtatzënë, ai është tërhequr krejtësisht. Nuk flet më për fejesë, as për martesë.
Unë kam leje qëndrimi këtu në Gjermani, ai nuk ka. Po më duket sikur tani po më tregon fytyrën e vërtetë, sikur gjithçka që ka bërë ka qenë vetëm për dokumente, jo nga dashuria. Ndihem shumë e tradhtuar dhe e përdorur.
Nuk di çfarë të bëj. Si duhet të veproj? Ju lutem më ndihmoni me një këshillë.”