Skip to content

Xhemal Ruko, gjyshi i vajzës dhe babai i Juelës – nënës së 7 fëmijëve – ka reaguar publikisht, i tronditur nga gjithçka që ka ndodhur. Ai shpreh dhimbjen dhe pafuqinë përballë tragjedisë që ka goditur familjen e tij.

“Nuk e dija çfarë ndodhte. Po ta dija, nuk do e lija kështu,” – thotë ai.

Pas arrestimit të babait të fëmijëve, gruaja dhe 7 fëmijët kanë mbetur pa strehë e pa të ardhura. Sipas gjyshit, ndihma nga bashkia prej 200 mijë lekësh dhe mbulimi i premtuar i qerasë për një shtëpi që ende nuk është siguruar, janë të pamjaftueshme për të përballuar realitetin e tyre të përditshëm.

“Vajza ime nuk mund të punojë, sepse fëmija më i vogël është vetëm një vjeç. Jemi në një gjendje shumë të vështirë. Kërkoj ndihmë nga çdo njeri me zemër.”

Ai shprehet gjithashtu se nuk ka kontakte me mbesën, e cila ndodhet në një qendër rehabilitimi në Tiranë, ndërkohë që shërbimet sociale shtetërore ende nuk janë paraqitur për të vlerësuar situatën e familjes.

 

 

Ndihma deri tani ka ardhur vetëm nga qytetarë dhe disa biznese të zonës, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin.

Published inUncategorized