Në Qarkun Kerr, zona më e goditur, janë të paktën 40 të rritur dhe 28 fëmijë të vdekur, thonë zyrtarët, raporton CNN.
Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar për të paktën 41 persona të zhdukur, sipas zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë.
Midis tyre janë 27 vajza dhe këshilltare nga Camp Mystic, një kamp veror vetëm për vajza përgjatë lumit Guadalupe, i cili është rritur më shumë se 6 metra në më pak se dy orë, gjatë kulmit të përmbytjeve më 4 korrik.
Kërcënimi i përmbytjeve vazhdon të jetë i lartë pasi shirat të rrëmbyeshëm janë rikthyer në Qarkun Kerr, kanë paralajmëruar autoritetet.
Guvernatori Greg Abbott ka thënë se përmbytjet e paprityra vazhdojnë të përbëjnë një rrezik për disa pjesë të Teksasit, ndërsa priten “reshje më të dendura shiu”.