Kjo intervistë vjen pak kohë pas ndarjes nga jeta të ish-bashkëshortit të saj, duke i dhënë bisedës një ton emocional dhe reflektues.
“Është një individ me përmasa të jashtëzakonshme në karakter, që unë e admiroj thellësisht”, u shpreh Duma për të birin.
Moderatorja e “Top Story”, Grida Duma, ka zgjedhur të flasë për herë të rrallë për djalin e saj, Darien, në emisionin “Goca dhe Gra”. Kjo intervistë vjen pak kohë pas ndarjes nga jeta të ish-bashkëshortit të saj, duke i dhënë bisedës një ton emocional dhe reflektues.
“Është një individ me përmasa të jashtëzakonshme në karakter, që unë e admiroj thellësisht”, u shpreh Duma për të birin.
Ajo rrëfeu se ka luftuar për të mos ia imponuar Darienit modelin shqiptar të varësisë së fëmijëve ndaj prindërve, veçanërisht kur prindi ka një profil publik. “Kam një problem me modelin shqiptar, ku fëmija identifikohet me prindin që ‘është dikush’, dhe përfiton nga kjo. Darieni ka vite që nuk shfaqet me mua në publik, sepse ka bezdi të prezantohet si ‘djali i Gridës’. Madje, edhe kur jemi bashkë në makinë dhe dikush më përshëndet nga xhami, ai ul kokën dhe merret me telefonin. Unë e kuptoj që ai po më tregon: ‘kjo është hapësira jote, jo e imja’”, tha Duma.
Ajo tregoi se nuk ushtron kontroll të vazhdueshëm ndaj jetës së djalit, përkundrazi, ka respektuar pavarësinë e tij. “Nuk e pyes më ku është apo çfarë po bën. Ai ka rutinën e vet, del në mëngjes dhe bën jetën e tij. Është një qëndrim i ndërgjegjshëm kundër toksinës së mendësisë shqiptare, ku fëmija mbetet gjithmonë i lidhur pas prindit në mënyrë që cenon pjekurinë e tij,” shpjegoi ajo.
E pyetur nëse ka qenë një nënë e rreptë, Duma u përgjigj: “Jo fare. Gjithçka që mund të jem në publik, nuk jam në jetën private.”
Ndërsa për mënyrën si është në shtëpi, ajo tha me sinqeritet: “Jam një njeri komod, nuk mungon kërkesa, por dua që shtëpia të jetë ambienti më i rehatshëm për njeriun.”